Gjatë ndeshjes All Star në muajin shkurt, Dwyane Wade pa dashje ia theu hundën 33-vjeçarit, ndërsa mënyra e vetme që basketbollisti më i mirë i të sotmes të luante, ishte mbajtja e maskës mbrojtëse për fytyrë.
Pasi mori leje nga mjekët që ta hiqte, Bryant e nxori në ankand në eBay me çmim fillestar prej 250 dollarësh, mirëpo në fund maska u shit për 67.100 dollarë.
Paratë do t’i jepen fondacionit bamirës “Kobe and Vanessa Bryant Family Foundation”.