Që pas blerjes nga sheiku Mansour (2008), City ka transferuar emra të njohur të futbollit, mes tyre Yaya Toure, Sergio Aguero, Samir Nasri, David Silva e Mario Balotelli
Kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak, më herët ka thënë se City nuk ka nevojë të shpenzojë shuma të mëdha gjatë verës, mirëpo Mancini mendon se suksesi i mëtutjeshëm kërkon investim.
“Barcelona dhe Real Madridi çdo vit blejnë nga dy ose tre lojtarë dhe shpenzojnë shumë para. Mendoj se e njëjta do të jetë edhe te Manchester City”.
“Duhet të përmirësohemi. Duhet ta kemi fuqinë që të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Premier”, ka thënë italiani për BBC Sport.





