“Po, unë kam luajtur ndaj Gomezit, por vetëm në Sony Playstation. Unë e di se të gjithë ata që nuk janë në stadium do të jenë në shtëpi për ta përcjellur këtë ndeshje. Prindërit e mi, motrat e mia, të gjithë do të vijnë nga Brazili në stadium për të më përkrahur”.
“Unë jam shumë i lumtur – gjithmonë kam qenë, por tani ndihem më mirë pasi jam në një finale. Unë jam i lumtur kur jam në fushë dhe mund të përjetoj atmosferën fantastike, më vjen keq për bashkëlojtarët që duhet ta shikojnë finalen nga tribunat”, është shprehur Luiz.