Vetëm gjashtë vite pas Calciopolit, ky vend po përballet me një skandal tjetër të montimit të ndeshjeve.
“Lajmet e këtyre ditëve rreth gjendjes së futbollit, shkaktojnë një pikëllim të madh dhe duket se është shpalosur një skenar trishtues”.
“Në vitet e fundit kemi parë shumë fenomene turpëruese... Duke marrë parasysh këto ngjarje, unë po ofroj një propozim, i cili nuk është i qeverisë sime, por vetëm i imi: Po mendoj nëse një suspendim për dy ose tre vite do t’i ndihmonte kësaj loje”, u ka thënë kryeministri italian gazetarëve.





