Sipas njoftimit, mesfushori ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Rossonerët, të cilët do ta marrin me parametrat zero.
27-vjeçari njoftoi të martën rreth transferimit dhe u shpreh mjaft i lumtur që do ta veshë fanellën e Milanit.
Traore, i cili është kërkuar edhe nga Newastle dhe Marseille, thuhet të ketë arritur marrëveshje me kuqezinjtë që kah mesi i prillit, mirëpo ka pritur që Nancy ta sigurojë qëndrimin në Ligue 1 dhe më pas ta bëjë njoftimin.