Kompjuteri më i shpejtë në botë

Shkencëtarët amerikanë kanë promovuar kompjuterin më të shpejtë në botë.

 Ky superkompjuter është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë) kalkulime në sekondë dhe është dy herë më i shpejtë se kompjuteri më i shpejtë i tanishëm në botë. Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar në Los Alamos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kompjuteri kryesisht do të përdoret për kërkime në astronomi dhe për ndjekjen e ndryshimeve klimatike në botë.

Related Posts: