“Kam kontratë edhe për tre vite të tjera dhe dua të qëndroj këtu dhe të luaj rol në sukseset e të ardhmes. Fitimi i La Ligas ishte një tjetër moment historik në karrierën time”.
“Ishte paksa më ndryshe nga që jam mësuar, sepse isha më pak i rëndësishëm sesa në të kaluarën. Kjo vetëm më motivon që të bëhem sërish lojtar kyç”, ka thënë Kaka për Globo TV.





