Napoli po refuzon që të lejojë largimin e Cavanit, por përpjekjet e vazhdueshme të Juventusit dhe monitorimi nga distanca i Manchester Cityt mund të detyrojnë hierarkinë napolitane të lëshojë pe.
Bianconerët për Cavanin janë në gjendje që të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje si pjesë e marrëveshjes për të bindur Napolin, por për të bindur Cavanin, Juventusi ka përgatitur kontratën pesëvjeçare të vlefshme 30 milionë euro.





