Që në fillim Bianconerët bënë presion të jashtëzakonshëm, duke arritur deri te goli me anë të të riut Luca Marrone (10’).
Rezultatin e dyfishoi legjenda e klubit, Alessandro Del Piero (28’), i cili në mënyrën më të mirë u përshëndet nga tifozët në Juventus Arena.
Golin e nderit për mysafirët e Atalantës e shënoi Stefan Lichtsteiner, i cili realizoi në portën e gabuar për 2-1 (83’), teksa rezultatin përfundimtar prej 3-1 e vuri Andrea Barzaghli nga penaltia (90’).
E gjithë ndeshja u zhvillua nën hijen e Alessandro Del Pieros, për të cilin ishin të gjitha ovacionet e tifozëve bianconerë. Ikona e Zonjës së Vjetër zhvilloi ndeshjen e fundit në Serie A me fanellën e klubit, ku i kaloi 19 vite të karrierës së tij. Takimi i fundit zyrtar i ‘Pinturicchios’ me këtë klub do të jetë finalja e Kupës së Italisë kundër Napolit.





