Interi kishte arritur marrëveshjen me Lo Monacon për transferin që do të kushtonte 6 milionë euro për 24 vjeçarin, ndërsa ky kalim ishte thjeshtë çështje formaliteti.
Sidoqoftë, Lo Monaco do të largohet nga Catania dhe vendin e tij do ta zë Sergio Gasparin, i cili ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbërt këtij transferi.
Për këtë arsye, ende nuk dihet sigurt nëse Gomez do të transferohet te Interi, ashtu siç kishin planifikuar Interi më parë me Lo Monacon.





