Interi afër transferimit të Palacios

Interi raportohet se është shumë afër për të nënshkruar një marrëveshje me sulmuesin e Genoas, Rodrigo Palacio.
Palacio ka qenë një cak i kamotshëm i Nerazzurrëve dhe transferimi i tij pritet të realizohet këtë verë.

Një shumë prej 11 milionë euro është përmendur se mund t’i kushtojë Interit për të marrë shërbimet e argjentinasit. Ai mund të kalojë testet mjekësore dhe të kompletojë transferimin deri në fund të kësaj jave.