Heynckes ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij për rrezikun që mund të paraqesë Drogba, ashtu sikurse për fokusin që ata duhet të mbajnë për shkak të simulimeve që di t’i bëjë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
“Drogba, për vite të tëra, ka qenë një prej sulmuesve më të mirë në Ligën Premier dhe definitivisht është i rrezikshëm, ai mund të shënojë në çdo moment”.
“Shpeshherë ai e tepron me simulime. Shpeshherë ai është edhe aktor i jashtëzakonshëm në fushë”, ka theksuar Heynckes.
“Nëse shikojmë në rrugëtimin e Chelesat prej fazës grupore e deri te ndeshjet e fazës së eliminimit direkt, ata mposhtën Napolin me rezultat 4-1, një ekip ndaj të cilit ne kemi luajtur dhe është top ekip – e më pas ata mposhtën edhe Barcelonën, ekipin më të mirë në botë. Ata barazuan 2-2 me një lojtar më pak. Ky është alarm për të gjithë”.
“Unë nuk e ndaj me ju euforinë e të qenurit favorit. Në një finale të Ligës së Kampionëve, nuk ka favorit. Te Chelsea janë shumë lojtarë të cilët kanë fituar gjithçka pos këtij titulli dhe është ëndërr e tyre ta fitojnë edhe këtë trofe”, ka përfunduar deklaratën e tij Heynckes.





