I lshoj vjetat djali me kullotë,
E po i çon nëpër mëhallë,
N'Potur mëhallë m'i ka çue,
Me ni çikë potureshë o besatue:
"Bashkë me mue ti ke m'u martue."
Nji Haxhuze i ka diftue:
"Myzhde, djali t'u kish martue!"
Nana e Hasan Agës na ish idhnue:
Nuk asht nana n'zor për çikën potureshë
ndër beglerë kam me e martue
"Ndër beglera ndër agallarë, E ka nana nji për mallë".
Daja i vet aty ish kanë:
"Pse, bre nip, ashtu po ban,
Ndër poturë, qysh, nusen me zanë."
Daja e vet shka i kish thanë:
"Ty nusën, bre nip ta kam zanë."
Hasan Aga shka i kish thanë:
"Kam dhan' besën n'din e iman, S'muj me marrë un' tjetër kan!"
Daja Hasan Agës shka i kish thanë:
"Ti budallë mos u ban!
Na ty nusen ta kem zanë
Ta kem zanë, kem' me t'martue Edhe darkën me ta marue". Hasan Aga ish kan' idhnue:
"Pse, dajë, ktahën me ma ba mue?
Edhe krushqit i ka thirr me shkue
Dasëm po don me marue"
Kan shku krushqit nusen ja kan pru.
Hasan Aga fort ish kan' sertnu
"Hajde Hasan, dhandër me t'çu!"
Hasan Aga dhandër s'po don me shku
Jan' shku nuses me i kallxue: "Ka dhanë besë tjetërkund".
Qaty nusja tha: "Medet për mue!"
Sahati gjashtë koka shkue:
Hala dhandri s'asht me shkue Me zor daja ma paska çue.
Hasan Aga dhandër kur ka shkue,
Ish ndal' n'sobë me u kujtue...
Qaty nusja e kish qortue:
"Hasan Aga shka je idhnue E s'po flet aspak me mue?
A po t'dukna e keqe unë,
Apo tesha pak t'kam prue?" "Boll tesha më paske, prue.
Boll e mirë paske qillue,
Kam dhan' besën tjetërkujt."
Qaty gruja i kish kallxue:
"Rrogtaricë kam me t'u marue,
Ki me e marrë edhe at' grue; S'po t'thom un' besën lene."
Hasan Aga shka kish marue,
"Hiq bre grue s'muj besën m'e lshue,
Kam dhan' besën tjetërkuj."
Kush n'atë odë nuk kish qillue. Nji letër po don me shkrue.
Gishtin e vogël e kish shkurtue
Me qat gjak letrën e ka marue
Edhe grues i kish kallxue:
"Kur t'vij nana me m'thirr mue,
Për prozore letrën nanës me ja lshue."
Hasan Aga shka kish marue:
Thikë, vetit m'i ka mshue, N'at vend jetë paska nrrue.
Nana e Hasan Agës koka çue, N'der t'Hasanit paska shkue: "Çou bir, mos pritsh m'u çue!
S'dojshe dhanër mramë me shkue."
Qaty nusja n'prozore asht ofrue:
"Paja, nanë, me të kallxue,-
Merre qit letër!" - n'dorë ja ka lshue.
E merr letrën nana diku me knue,
E merr letrën te hoxha ka shkue.
E merr letrën hoxha me knue,
Nanës Hasan Agës i ka kallxue: "Djali yt jetë paska nrrue.
Me zor dhandër e kini çue:
Daja n'çafë m'ka marrë mue."
Qaty halla shka kish marue:
"Haj medet, pa djal kam mbet' unë!"
Të tanë krushqve, me u kallxue:
"Asnji, krushk, n'shpi mos me shkue,
Me tupana te vorret me m'çue,
Se me çikë t'begut m'kanë martue Edhe besën ma kanë prish mue." Qaty krushqit shka kanë marue:
"Të tanë krushqit hoxha i ka tubue
Edhe letrën ua ka knue:
"Kah Potur mahalla mue me m'çue, besën peng mos me ma lanë mue!"-
Qashtu n'letër e kish pas' shkrue.
Me tupana tue bumbullue,
Kangatar't kanë shkue tue knue,
Me xheneze kah Potur mahalla kanë shkue.
N' Potur mahall kur kanë dalë,
Paskan ra n'qat mahallë,
Çika potureshë krushqve para ju kish dalë.
Bajraktari ish kan' i parë;
Bajraktarit çka m'i ka thanë:
"Bajraktar po t'lutna tash me u ndalë!
Du ta shof, tha, qeket djalë;
Sebep meje jetën e ka dhanë;
S'desh me lan', din e imanë,
Edhe unë mbas tij s'kam me rrnue!"
Çika thikë vetit i paska mshue,
Edhe çika jetë paska ndrrue,
Amanet ju paska lan':
"Ngatangat vorret me i marue!"
Nanës Hasan Agës i kanë kallxue:
"Ngatangat n'dhe po don me i lshue."
Nana e Hasan Agës shka po ban,
Ni amanet me gojë e kish lan'
Me gojë t'vet e kish kallxue:
"Ndërmjet t'dyve n'dhe me m'lshuem
Veç ngatangat ata mos me i afrue."
Tri vorre i paskan marue,
ndërmjet t'dyve plakën e kanë lshue
Trandafilat te kryet' u kan bi.
Edhe kaça ndërmjet u ka çelë.
S'po i le gjylet, medet me u përpjekë.