Messi ka shënuar 50 gola në La Liga, ndërkaq Ronaldo ka realizuar katër më pak, mirëpo strategu portugez beson se golat e lojtarit të tij janë më të vlefshëm, duke qenë se Mbretërit u shpallën kampionë të Spanjës.
“Cristiano duhet të jetë fitues i Topit të Artë, jo se ishte golashënuesi më i mirë, gjë që ka qenë në sezonin e kaluar, por sepse golat e tij e fituan kampionatin”.
“Messi ka shënuar 50 gola që nuk vlejnë për asgjë, sikurse që Cristiano shënoi 42 gola në sezonin e kaluar që nuk vlejtën për asgjë”, ka thënë Mourimho në një intervistë për SIC.