Emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: në gjininë mashkullore, femërore dhe gjininë asnjanëse.
Gjinia asnjanëse përfshin një numër të kufizuar emrash, kryesisht ata me nyjë të përparme. Për çdo shqiptar nuk është i vështirë dallimi i gjinisë së emrave. Problem përbëjnë disa emra gjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërrojnë gjininë në shumës.
Trajta e shquar e numrit njëjës është treguesi më i mirë i gjinisë gramatikore të emrit.
Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -i ose -u janë të gjinisë mashkullore. P.sh.: mal-i, laps-i, nxënës-i, artist-i, shitës-i; ujk- u, zog-u, krah-u, ari-u etj.
Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin mbaresën -a ose -ja janë të gjinisë femërore. P.sh.: vajzë - vajza, shkollë - shkolla, motër - motra; lule - lulja, nuse - nusja etj.

gjinia e emrit, emri gjinia, gjinia mashkullore emri, gjinia femerore emri, emri gjinia mashkullore gramatike, gramatika gjinia femerore e emrit