Gjinia asjanëse e emrit

Disa emra dalin në një gjini të tretë që nuk është as mashkullore, as femërore, e që quhet gjini asnjanëse.

Në gjuhën shqipe ka pak emra të gjinisë asnjanëse: të kuqtë, të bardhët, të ftohtët, të nxehtët, të menduarit, të mësuarit etj.

Emrat që marrin mbaresën -t (-të ose -it) janë të gjinisë asnjanëse.


Janë në gjininë asnjanëse:


a) disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.

b) disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë.




folje - emër i gjinisë asnjanëse                    mbiemër - emër i gj. asnjanëse
mësoj         -      të mësuarit                            i  zi                  -      të zitë
këndoj        -      të kënduarit                          i  kuq             -      të kuqtë
eci              -       të ecurit                               i  verdhë         -      të verdhët
lexoj          -       të lexuarit                             i  ftohtë          -      të ftohtët
flas             -       të folurit                               i  bardhë         -     të bardhët 

gjinia asnjanese, gjinia asnjanese gramatike, gjinia asnjanese e emrit

Related Posts: