Eren Derdiyok shënoi dy gola të shpejtë (21’ dhe 23’), ndërsa në të dyja rastet asistoi Tranquillo Barnetta.
Pa u mbyllur gjysma e parë (45’), Mats Hummels pranoi një top nga Mesut Ozil për ta ngushtuar epërsinë.
Pas një goditjeje të lirë të Tranquillo Barnettas, Eren Derdiyok kompletoi het-trikun e tij (50’).
Andre Schuerrle i ktheu gjermanët sërish në lojë me një gol nga distanca (64’), mirëpo mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner shënoi golin e katërt të zviceranëve (67’).
Marco Reus tregoi se përfaqësuesja e Gjermanisë nuk dorëzohej (72’), por aty ishte Admir Mehmedi për të shënuar edhe golin e pestë të Zvicrës.





