Rooney është i suspenduar për dy takimet e para për shkak të kartonit të kuq ndaj Malit të Zi në kualifikime vitin e kaluar dhe Gerrard këtë nuk e merr si goditje për ekipin përfaqësues, por si motivim.
“Rooney është lojtar klasi botëror. Secili ekip do të vuante nga humbja e një lojtari të tillë. Kështu që, po do të na mungojë. Por, shpresojmë se do të bëjmë mirë pa prezencën e tij. Për çdo rast, ne presim të arrijmë në çerekfinale”, ka thënë Gerrard.





