26-vjeçari, i cili e kaloi sezonin si huazim te Roma, është pritur të nënshkruajë kontratë me Giallorossët, pasi ishte një nga lojtarët e preferuar të Luis Enriques.
Mirëpo, nëse Zdenek Zeman merr postin e trajnerit të Romës, atëherë Gago nuk do të jetë në planet e tij dhe pritet të kthehet në Santiago Bernabeu.
Argjentinasi e ka të qartë se te Reali do ta nxehë bankën rezervë, prandaj është shprehur i hapur për të luajtur te klubi ku qëndroi gjatë viteve 2004-2007, Boca Juniors.





