“Është një situatë unike kjo, që të fitoj kupën si lojtar dhe të jem në gjendje ta bëj këtë edhe si trajner, ndihem i nderuar që e përjetova këtë”.
“Jam shumë i lumtur përp lojtarët. Ne jemi kritikuar shumë këtë sezon, por kemi marrë një trofe dhe jemi në lojë për një tjetër, kështu që ishte sezon i çuditshëm, por lojtarët meritojnë lëvdata. Ata na bënë shumë presion në pjesën e dytë, por mendoj se ne jemi mbrojtur mirë ndaj kësaj”, ka thënë Di Matteo.





