Kampioni evropian dhe botëror shkoi në pauzën mes pjesëve me rezultat të barabartë 1-1, por golat e pjesës së dytë nga Xabi Alonso, Santi Cazorla dhe Alvaro Negredo, ia siguruar skuadrës fitoren e dytë në miqësoret para fillimit të Euro 2012.
“Gjithçka ishte pozitive. Askush nuk u lëndua dhe ne i përmbushëm të gjitha synimet tona. Ne kemi pasur përballë një rival i cili nuk na lejoi neve të luajmë mirë”, ka thënë Del Bosque.