Çka është përshkrimi ?


Me përshkrim kuptojmë atë që shprehim me shkrim a me gojë kur duam të japim pamjen e jashtme të një njeriu, të një sendi, të një vendi etj. ose të tregojmë si u zhvillua një dukuri a një ngjarje; tregim i hollësishëm për diçka. 

Prandaj, shpeshherë themi: Përshkrim i plotë (i gjallë, i qartë). Bëri një përshkrim të mirë (të hollësishëm). E njohëm nga përshkrimi i tij.

Në letërsi përshkrimi është lloj tregimtar i prozës së shkurtër letrare a publicistike, në të cilin jepen, pa hyrë në analizën e lidhjeve të brendshme të gjërave, tiparet e një njeriu, të natyrës etj. ose përshkruhet një dukuri e jetës, një ngjarje etj. 

cka eshte pershkrimi,cfare eshte pershkrimi, llojet e pershkrimeve,pershkrimi shqip,ceshte pershqimi,qka eshte pershkrimi,qeshte pershkrimi,qfare eshte pershkrimi

Related Posts: