27-vjeçari u lëndua në takimin e fundit në Serie A kundër Atalantas, ashtu që do të mungojë në sfidën ndaj Napolit.
“Kjo nuk ishte mënyra më e mirë për ta festuar fitimin e Scudettos para tifozëve të klubit. Isha pak i shqetësuar në fillim, por më i qetë në mbrëmje”.
“Fatkeqësisht, nuk do të jem në gjendje të luaj në finalen e Kupës së Italisë, por jam i bindur për Euro 2012. Duhet të presim edhe disa ditë që të kemi njohuri më të qartë rreth lëndimit”, ka shkruar Chiellini në Twitter.