Shqiptarët në Novi Pazar 1904
Edhe pas më tepër se 5 vite e njejta situatë. Po editojmë një shkrim i cili edhe sot është aktual .
Mosmarrëveshjet dhe konfliktet në Sanxhak nuk janë vetëm konflikte mes Laiqit dhe Uglaninit, por po bëhen konflikt i një pakice me shtetin. Faj ka edhe qeveria në Beograd, e cila ka refuzuar ta shohë realitetin në sy.

Ekspertët e kontaktuar nga Deutsche Welle janë të një mendimi; edhe shteti në masë të madhe është fajtor për incidentet e fundit në Sanxhak.
„Në vend që të zgjidhë konfliktet, të cilat kanë ekzistuar mes të partive politike brenda një konfesioni, në qeveri janë ngjitur të dy liderët politikë, edhe Sulejman Uglanin edhe Rasim Laiq, ndërsa shteti nuk është marrë me këtë ngaqë është bërë fjalë për një konflikt në mes të dy grupeve politike“, thotë Popov.
Myslimanët në Novi Pazar për festën e Bajramit
Shteti, sipas Popov ka bërë dy gabime të pafalshme. Së pari qeveria nuk i ka dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik të asaj zone e cila është zhytur në krizë. Me mundësimin e shitjes së mallrave kineze është rrënuar atje industria e tekstilit.

Gabimi i dytë, thekson Popov është ai që shteti ka lejuar që konflikti i brendshëm ndërfetar të shndërrohet në konflikt të një bashkësie fetare me shtetin, duke formuar në një mënyrë shumë të pakujdeshme Këshillin Kombëtar Boshnjak. “Gjendja duhet të normalizohet dhe duhet të bisedohet në institucionet legale e jo në rrugë“, thotë Popov.
Janjiq: Serbisë i duhet ndihmë tanimë nga jashtë
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dusan Janjiq, mendon se sa i përket situtatës së të drejtave të njeriut, situata në Sanxhak paraqet një dështim të plotë të qeverisë së tanishme
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dusan Janjiq
“Ky është momenti i fundit kur Serbia duhet të gjejë modelin e integrimit të pakicave e jo vetëm të tolerojë ndarjet dhe grindjet e brendshme. Kam frikë se këtë nuk mund ta bëj më, se tani i duhet ndihma nga jashtë”, thotë Janjiq.Aleksandar Popov nuk e përjashton mundësinë e shkallëzimit të krizës në Sanxhak, nëse shteti nuk reagon me kohë dhe në mënyrën e duhur. Por, ai megjithatë nuk beson në mundësinë që Sanxhaku në njëfarë forme të fitojë autonominë sipas modelit të Tirolit Jugor, për çfarë ka folur edhe myftiu kryesor i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq. “Atë nuk do ta pranojë as Serbia dhe as bashkësia ndërkombëtare”, mendon Janjiq
Novi Pazar
Ideja e Zukorliqit
Pas serisë së incidenteve në Sanxhak, opinionin serb e ka shqetësuar edhe vlerësimi i Zukorliqit, i cili ka thënë se autonomia e Sanxhakut do të jetë „proces i pashmangshëm shoqëror“ për të cilin, për hir të stabilitetit në Serbi dhe në Mal të Zi, do të duhej që me kohë të zhvillohej dialogu midis Beogradit dhe Podgoricës. Zukoliq, i cili ka bërë të ditur se do të themelojë një parti politike dhe i cili ka një influencë të madhe në Sanxhak, mendon se modeli i Tirolit Jugor është forma më e mirë e autonomisë përkëtë rajon, sepse ajo nuk do të cënonte as integritetin territorial të Mali të Zi dhe Serbisë.