“Problemi është se tash ne nuk do të shkojmë në euro ngjashëm siç shkuam katër vite më parë. Ne ishim të njohur atëherë, por ne ishim në gjendje që gradualisht t’i befasojmë njerëzit dhe ta fitojmë turneun. Por tash gjithkush në futboll e njeh Spanjën”.
“Isha më optimist në Kupën Botërore se që jam tash. Ka përpjekje për t’u bërë i vetmi ekip që fitojmë tre gara të njëpasnjëshme dhe kjo do të jetë tmerrësisht e vështirë”.
“Por mendoj se Del Bosque dhe ekipi po ia dalin mirë. Ne jemi favoritë dhe mendoj se do të shkojmë ta mbrojmë këtë”, ka thënë Casillas.
Spanja është në grup Me Italinë, Republikën e Irlandës dhe Kroacinë në Euro 2012.





