Në takimin e zhvilluar në Stadio Atleti Azzurri d'Italia, Libor Kozak i kaloi mysafirët në epërsi (35’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi mesfushori shqiptar, Lorik Cana (90’+2).
Fitore prej 2-0 ka shënuar edhe Udinese që e ka mposhtur Genoan dhe mban pozitën e tretë në tabelë me dy pikë më shumë se Biancocelestët.
Nga ana tjetër, Napoli ka humbur nga Bologna me rezultat 2-0 dhe gjendet tri pikë larg pozitës së tretë kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.





