Sjellja e sulmuesit të Manchester Cityt është gjithmonë e padëshirueshme për trajnerët, megjithatë strategu italian shpreson që 21-vjeçari të piqet në këtë turne si lojtar dhe si njeri.
“Mario do ta mbajë fjalën, jam i sigurt. Sa besim kam tek ai nga 0 deri 100? Një qind”, u ka thënë Prandelli gazetarëve.
Së bashku me SuperMarion, në ekipin preliminar të Italisë gjenden gjashtë sulmues, ndërsa përzgjedhësi është duke menduar që t’i mbajë të gjithë dhe ta sakrifikojë një mbrojtës.
Italia bën gara në Grupin C së bashku me Spanjës, Kroacinë dhe Irlandën.





