Arbeloa: Dominimi i Barcës ka marrë fund

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se cikli i suksesit të Barcelonës tashmë ka marrë fund.

Barcelona ende është në garë për të fituar trofeun e Kupës së Mbretit, por ata kanë humbur titullin e La Ligës ndaj rivalit të hidhur Real Madridit, si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve në gjysmëfinale nga ana e Chelseat.

“Mendoj se ky është momenti jonë. Do t’ia thosha këtë frazë Barcelonës, ‘Ditët tuaja të lavdishme së shpejti do të marrin fund’”, citohet të ketë thënë Arbeloa.