Mesfushori i Fiorentinës do të jetë pa kontratë këtë verë dhe pas disa muajsh spekulime, italiani pritet ta kompletojë transferimin në San Siro si agjent i lirë.
“Sezonin e ardhshëm do ta kemi Montolivon i cili është një lojtar shumë i mirë, shumë teknik. Milani duhet të mbetet kompetitiv, ne duhet t vazhdojmë punën të cilën e filluam vitin e kaluar. Ne do të fillojmë sezonin me një entuziazëm të madh”, ka deklaruar Allegri në konferencën e sotme për shtyp.





