Rijkaard drejtoi Barcelonën nga viti 2003 deri në vitin 2008, duke fituar dy tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve. Por, Xavi beson se 49 vjeçari më shumë i ka dhënë rëndësi fizikut se sa talentit, gjë që e ka bërë Xavin të ndihet kancer i ekipit.
“Rijkaard nuk më besoi. Ai kërkoi që loja jonë të bazohet në superioritet fizik. Ai besoi se kjo ishte mënyra e vetme për të qenë në nivel me ekipet tjera të mëdha evropiane. Katër vite më parë, unë jam konsideruar i tmerrshëm dhe i pa dobishëm. Isha kanceri i Barcelonës. Një lojtar që është 1.70 cm i gjatë nuk duhej të luante sipas Rijkaard”, ka theksuar Xavi.





