Van Gaal drejt Liverpoolit?

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, është duke u lidhur me një detyrë të drejtorit te Liverpoolit.

Holandezi raportohet se është afër për të pasuar Damien Comollin në postin e drejtorit sportiv, pasi ky i fundit dje la detyrën e tij në Anfield.

The Sun shkruan se roli i drejtorit futbollistik në Anfield do të mbulohet së shpejti, me dy holandezët, Van Gaal dhe Johan Cruyff, që janë kandidatët kryesor. Cruyff aktualisht është i angazhuar në Meksikë me skuadrën Chivas Guadalajara.