Termeti 7.6 balle godet Meksiken, s’ka rrezik tsunami


Nga të dhënat e para mësohet se pavarësisht ankthit te njerëzit dhe tronditjes së ndërtesave, të paktën për momentin s’janë regjistruar dëme
Burimi: Reuters
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter goditi jugperëndimin e Meksikës, njoftoi sot Instituti Gjeofizik amerikan (USGS). 'Tërmeti e kishte epiqendrën në rajonin Oaxaca, ka shtuar ndër të tjera USGS-ja.

Fillimisht, instituti e kishte vlerësuar 7,9 ballë fuqinë e tërmetit. Nga të dhënat e para mësohet se pavarësisht ankthit te njerëzit dhe tronditjes së ndërtesave, të paktën për momentin s’janë regjistruar dëme.

Kjo edhe sepse bëhet e ditur që nuk ka qenë një lëkundje sizmike tepër e dhunshme. Ndërkohë që autoritetet kanë bërë me dije se ky tërmet nuk ka rrezik të gjenerojë një tsunami, ndonëse ka mundësi që të sjellë disa efekte tsunamësh lokalë.