Studim shkencor dhe interesant per Duhanpirjen dhe demet nga Duhani

 Studim shkencor dhe interesant per duhanpirjen dhe demet nga Duhani


Studimi me i gjate i bere ndonjehere mbi efektet e pirjes se duhanit mbi shendetin, ka arritur ne perfundim se piresit e duhanit jetojne mesatarisht dhjete vjet me pak se sa ata qe nuk pijne duhan.

Hulumtimi i botuar ne British Medical Journal filloi para pesedhjete vjetesh kur u vu lidhja midis duhanit dhe kancerit te mushkerive.

Ky studim poashtu hulumtoi se lenja e duhanit madje edhe ne moshen 60 vjecar , mund te permiresoj jetegjatesine per 3 vjet,ndersa lenja e duhanit ne moshen 30 vjecare duket se anulon demin qe i eshte bere shendetit me pare.

Studime te tjera tregojne se njerezit me te ardhura me te vogla dhe ata me nivel me te ulet shkollimi ,konsumojne me shume duhan.

Me pirjen e duhanit keta keqesojne edhe me shume gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale.

Te varferit shpenzojne me shume per duhan se sa per plotesimin e nevojave te tjera baze: si ushqimi, kujdesi ndaj shendetit dhe arsimimit.

OBSH Llogarit se cdo 6,5 minuta ne bote vdes nje njeri nga pasojat e pirjes se duhanit.

 Keshtu rreth 5 milion persona gjejne vdekjen ne nje vit dhe sipas parashikimeve ky numer pritet te dyfishohet gjate 20 vjeteve te ardhshem.

Semundja dhe vdekja si pasoje e pirjes se duhanit godasin me shume pikerisht vendet e pa zhvilluara.

Shikuar nga numrat del se 84% e te gjithe njerezve qe pijne duhan jetojne ne vendet ne zhvillim. OBSH llogarit se nga pasojat e pirjes se duhanit gjithnje e me shume rendohet edhe sistemi shendetesor.

Sipas Bankes Boterore 6-15% e te gjitha shpenzimeve te sistemit shendetesor ne vendet e zhvilluara industriale jepen per sherimin e semundjeve nga duhani.

Sipas Douglas Bettcher shef i iniciatives per luftimin e pirjes se duhanit jep shembuj konkret:”rreth 10.5 milion njerez ne Bangladesh do te siguronin ushqim me te mire me parat te cilat shpenzojne per duhan.

Nga bugjetet familjare te duhangjinjeve jepen 10 here me shume para per cigare se sa per shkollim




Duhani dhe pirja, pirja e duhanit, duhani, konsumimi i duhanit,konsumimi i duhanit, demet nga duhani, demet nga konsumimi i duhanit, duhan, pirja e duhanit, duhani dhe demet, kuriozitete per duhanin, kuriozitet per duhanin, duhani kuriozitete, duhani dhe pirja e saj,