“Jam i kënaqur me lojtarët e mi, të cilët po mundohen shumë. Është heroike ajo çfarë ata po bëjnë, të luajnë dy herë në javë, me një skuadër e cila nuk është shumë e madhe dhe ka lëndime”.
“Po ashtu jam i kënaqur për zyrtarët e klubit, të cilët na kanë besuar neve, dhe për tifozët, të cilët janë krenar dhe e mbështetën Atleticon sonte”, ka thënë Simone.
Argjentinasi po ashtu ka thënë se mezi pret të takohet në finale me Athletic Bilbaon dhe veçanërisht me bashkëvendësin e tij, Marcelo Bielsa.
Finalja e Europa League zhvillohet në National Arena të Bukureshtit më 9 maj.