Home »
» Shtepia e pleqve inatcinj
Shtepia e pleqve inatcinj
Akademia shkrimtaret dhe inkuizitoret/ Per veshtrimin monografik Kosova te Akademise se Shkencave dhe Arteve ne Kosove dhe per debimin e mbi 50 autoreve nga universi letrar
Rushit Ramabaja
Tash se voni doli nga shtypi veshtrimi monografik Kosova i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves qe pretendon te jete berthama e enciklopedise se ardhshme. Entuziastet e priten me ngazellim me pandehmen dashamirese se Akademia me ne fund ia doli te zgjohej nga gjumi tridhjete vjet i gjate ku kish rene gati ne kohen e themelimit dhe qe cuditerisht e kish trashur ate gjume vecan ne motet e aparteidit serb pikerisht ne kohen e dramave me ngjethese te atdheut. Dhe te gjithe pajtohen se do te duhej te ndodhte e kunderta natyrisht pra Akademia te ishte ajo qe pritej - truri i gjysmes sone dhe qe me forcen e mendimit shkencor dhe me luciditetin e vet te na tregonte se si te dilnim me lehte nga kjo katrahure. Por sic thame ne vend se ti printe etnise me driten e zerit te urte ne kohen kur Akademia e kisha serbe hartonin elebarorate per shfarosjen tone akademiket tane zgjodhen te benin gjume nen hije manxuranash. E thashethemxhinjte s reshtnin se thirruri A su kishim thene se kjo Akademi eshte nje shtepi pleqsh te semure shtepi kameleonesh servile qe e pati themeluar Titoja per dekor dhe per te na vene briret ne e botes
Por ti leme thashethemxhinjte. Te ndalemi te nje pjesez e ketij veshtrimi monografik pikerisht te kapitulli Letersia shqipe me gjithsej 8 faqe prej 646 faqes sa ka Kosova. Cdo njohes serioz i historise se re te letersise do te bindet menjehere se Akademia jone fatkeqesisht seshte vec vater pleqsh te prape mu sic i meshonin zerit thashethemxhinjte gjithnje me perjashtime por mbi te gjitha shtepi pleqsh inatcinj e harrestare te cilet ende vazhdojne te jetojne ne vitet shtatedhjete kur ishin themeluar per ta bere me llamburitese idilen e socializmit veteqeverises te perandorise. Dhe keta pleq fatkeqesisht edhe tridhjete e gjashte vjet pas krijimit madje edhe pas luftes se mbrame shqiptaro-serbe ende shkruajne e veprojne me mendesi lincuesish anatemuesish e inkuizitoresh te sofistikuar te diktatures se sistemit njepartiak te Titos.
Te shkojme me radhe. Kapitulli per letersine shqipe poezia proza dramaturgjia kritika letrare i shkruar nga akademik Ali Aliu ne radhe te pare si tekst eshte teper i percipte dhe teper joserioz per tu quajtur enciklopedik. Ketu mungon gati gjithcka objektiviteti ne ngjyrimin e drames shoqerore e nacionale ne kohen e krijimit te kesaj pjese te letersise shqipe zbardhja e pozites dhe e fatit te shkrimtareve ne nje sistem me totalitarizem te dyfishte kundershtite ne mes vete shkrimtareve dhe mbi te gjitha mungesa e emrave te mbi 50 autoreve qe krijuar universin e kesaj gjysme te letersise sone. Sipas ketij shkruesi akademik gjithekahnajen letrare te Kosoves e krijuakan pervec Martin Camajt Esat Mekulit Enver Gjerqekut Latif Berishes Hivzi Sulejmanit Rexhai Surroit Anton Pashkut Ramiz Kelmendit Adem Demacit Rexhep Qosjes Ali Aliut Hysni Hoxhes Hasan Mekulit Ali D. Jasiqit Memet Krajes Zekeria Canes Sitki Imamit Ramadan Rexhepit Kapllan Resulit Azem Shkrelit Murat Isakut Adem Gajtanit Anton Cettes Mark Krasniqit Ali Huruglices Din Mehmetit Rrahman Dedajt Qerim Ujlkanit Nazmi Rrahmanit Ali Musajt Abdylaiz Islamit Rexhep Hoxhes Beqir Musliut Besim Bokshit Teki Dervishit Jusuf Gervalles Musa Ramadanit Eqrem Bashes Sabri Hamitit Ymer Shkrelit Rifat Kukajt Vehbi Kikajt Zejnullah Rrahmanit Ymer Elshanit Arif Demollit Abdullah Konushevcit Adem Gashit Milazim Krasniqi e Rexhep M. Shales edhe shkrimtaret Nehas Sopaj Nexhat Halimi Agim Mala Shaip Beqiri Edi Shukriu Resul ShabaniBasri Capriqi Jusuf Buxhovi Ramadan Musliu Ibrahim Berisha Fatmir Sulejmani Seladin Salihu Lulezim Haziri Lindite Ahmeti Anton Berishaj Lindita Aliu Kujtim Shala Agim Vinca Vehbi Miftari Halil Zendeli Nuhi Vinca Rahmi Tuda Kim Mehmet Kujtim Rrahmani e Nysret Krasniqi.
Njohesit serioze te letersise sone gjithashtu e dine se sipas cfaredo kriteri qe do te bazohej ne vlera te mirefillta arti krahas emrave te perfshire do te duhej te hynin edhe Agim Gjakova Hajdar Salihu Rushit Ramabaja Prend Buzhala Tahir Desku Abdullah Thaci Daut Demaku Bajram Krasniqi Hida Halimi Rexhep Elmazi Jakup Ceraja Sylejman Syla Halil Matoshi Zejnullah Halili Arben Hoxha Zeqir Gervalla Sefedin Fetiu Flora Brovina Kadrush Radogoshi Naime Beqiraj Merxhan Avdyli Kosove Rexhe Bala Qibrie Demiri Liri Loshi Shqipe Hasani Qerim Arifi e Merrushe Gjoshaj. Po keshtu ky shkrues akademik i ka debuar pa te drejte jashte ketij universi edhe shkrimtaret Sylejman Aliu Shefkije Islamaj Mehmet Kajtazi Brahim Avdyli Salih Bashota Nebih Bunjaku Shyqri Galica Hasan Dajaku Ibrahim Kadriu Sabile Kecmezi-Basha Fakete Rexha Rrahim Sadiku Reshat Sahitaj Ismail Syla Ragip Sylaj Gani Xhafolli Avni Dehari Sadri A. Kelmendi Emin Kabashi Rifat Ismajli Nehat S. Hoxha Mehmet Haziri Bajram Qerimi Alush Canaj Salih Bytyci etj. Madje shume nga te debuarit do te duhej te viheshin se paku para tufes se dyte te shkrimtareve monografiste. Per shembull hiresia e tij shkrues po ti kish lexuar romanet liriko-filozofike te Hajdar Salihut ndergjegja prej akademiku mbase do ti kish thirre ta vendoste emrin e tij bile para Jusuf Buxhovit. Ose po ta kish lexuar poezine dhe sidomos prozen refleksive te Hida Halimit do tia vinte emrin para Edi Shukriu. Do ta vendoste Rexhep Elmazin se paku krah Adem Gajtanit dhe perpara Kapllan Resulit. Jam cuditur vecan qysh ka munduar ta lere jashte yllin fatkeqesisht jeteshkurter te kritikes sone Bajram Krasniqi. Ose poetet aq te dashur per femije - Abdullah Thaci Zejnullah Halili Liri Loshi Qibrije Demiri e Alush Canaj Apo Prend Buzhalen autorin e veprave aq refleksive dhe kritikes aq te dendur Apo poetin bohem sjellesin e gezimit tragjik Tahir Desku Mund te sillen edhe dhjetera shembuj te tjere po te jete nevoja.
Ne baze te cfare kriteri eshte shkruar kapitulli per letersine
Te mos keqkuptohemi kurrsesi sjam kunder permendjes se asnje emri por jam kunder mosperfshirjes se emrave te dy te tretes se autoreve qe krijuan gjysmuniversin lerar shqiptar. Megjithate qe te mos i perserisim gjerat dua ta shtroj nje pyetje te thjeshte ne baze te cfare kriteri eshte shkruar kapitulli per letersine Sipas kriterit ekskluziv te vleres qysh do te duhej apo sipas mases tashme anakronike epokes se totalitarizmit E them me pergjegjesi te plote se ky kapitull kryekeput eshte shkruar sipas kriterit ideologjik te socializmit te Titos. Dhe per kete ka nje mal me argumente. Te shkojme me radhe.
Shkruesi akademik do te duhej ta kish thene qofte dhe shkarazi se ne gjithe epoken e socializmit veteqeverises shkrimtaret ndaheshin ne dy grupime ne tufen e shkrimtareve lojale qe perendite e kuqe pervec favoreve ofiqeve e parave u jepnin te drejten e krijimit te mitit per vetveten dhe ne tufen e shkrimtareve kryengrites rebele qe zotat e drapercekanit i quanin nacionaliste. Dhe derisa shkrimtaret lojale mund te kishin gjithcka fame favore ofiqe para gra dhe mit vetjak shkrimtaret nacionaliste kishin vetem shpirtin lakuriq dhe idealin per clirimin e dheut te tyre. Dhe derisa te paret jetonin ne kamje e luks te dytet gjallonin me varferine neper kembe me kercenimin e perditshem te pushtetit me perbuzjet fyerjet dhe denoncimet madje edhe te kolegeve te vet - shkrimtareve lojale. Derisa shkrimtaret lojale shkruanin poezi per Titon dhe u benin elozhe heronjve te revolucionit nje pjese e shkrimtareve nacionalise dergjeshin neper burgje Adem Demaci Teki Dervishi Rexhep Elmazi Zeqir Gervalla Jakup Ceraja Kadrush Radogoshi Arif Demolli Flora Brovina etj. disa madje vriteshin po nga ky pushtet e nga keta heronj te kenges se lojaleve Jusuf Gervalla Ymer Elshani e Latif Berisha.
Shkrimtaret lojale dhe ata nacionaliste
Ne vend se ti thoshte keto hiresua e tij shkrues sikur ka nje nostalgji sfilitese ndonese e shprehur terthorazi per Kapllan Resulin e Adem Gajtanin. Madje lexuesi i vemendshem do te vereje se keta i vendose ne fronin me te nderuar. E shkruesi do te duhej te thoshte te verteten se per shembull Hivzi Sulejmani menjehere pas Luftes se Dyte Boterore ishte prokuror i shtetit ne gjyqet e te cilit u denuan me pushkatim shume njerez te pafajshem. Pastaj Hivziu sigurisht nga vrarja e ndergjegjes u terhoq ne vetmi te plote derisa vdiq. Pra jo tia mohonte vleren vepres se tij por mos ta heshtte te verteten. Hiresia shkrues do te duhej ti tregonte lexuesit se nuk eshte e njellojte ikja jashte e Ramadan Rexhepit dhe e Kapllan Resulit derisa i pari iku per ti shpetuar burgut e dhunes te dytin Kapllan Resulin UDB-ja jugosllave e dergoi ne Shqiperi me misionin e spiunit. Madje koheve te fundit qarkullojne pandehma se ky zoti spiun seshte fare autor i romanit Tradhtia. Dhe ketu duhet te kete dicka te vertete. Tekefundit vete zoti spiun hiresia e tij deklaroi publikisht se kurre skish qene as kurre sdo te ishte shqiptar madje djalin e vajzen i kish pagezuar me emra te fshehte - Dushan e Dushanka.
Atmosfera e ndjekjes
Hiresia e tij shkrues do te duhej te kish treguar gjithashtu pse pas Plenumit te Brioneve Adem Gajtani iku nga Prishtina. Pa e mohuar bukurine lirike te vepres se tij natyrisht. Do te duhej te kish thene dicka per shembull edhe per Fahredin Gungen e ndonje tjeter. Dhe prape po e perseris pa ua vene ne dyshim vleren e veprave. Nga te gjithe eshte i njohur fakti se shkrimtaret e krahut nacionalist kurre dhe ne asnje rrethane nuk i mohuan as shkrimtaret dhe as veprat e lojaleve ndonese ata ua kishin nxire aq shume jeten. Te paret e kishin kuptuar drejt se te gjitha veprat pavaresisht nga autori qene pasuri e perbashket e kultures kombetare e me gjere. Mohues dhe denoncues kishin qene gjithmone lojalet. Madje edhe zjarrvenes te vertete. Pas ngjarjeve te vitit 1981 per shembull vete Rexhep Zogaj drejtor i atehershem i Rilindjes ne parkun prapa Pallatit te Shtypit vete udhehoqi ritualin e djegies se librave me permbajtje nacionaliste.
Pra ne kete atmosfere ndjekjeje e dhune perfide u zhvillua kjo pjese e letersise shqipe. Dhe shkrimtaret lojale u kujdesen qe ne radhe te pare te krijonin mitin per vetvete. Pra sipas ketij miti ata ishin dhe do te mbeteshin perjetesisht te pazevendesueshem sic ishin dhe do te mbeteshin shkrimtaret e anen tjeter perjetesish te perbuzur te fyer te vegjel minore meskine domethene dofare te shpifurish qe sdo ti perfillte fare historia e letersise. Kesaj pandehme i besonin me gjithe mend sic besonin verberisht se epoka e Titos do te shtrihej ne gjithe historine e ardhshme te njerezimit madje do te arrinte deri ne Kohen e Ringjalljes.
Lojalet zune te alarmoheshin ne fund te viteve tetedhjete kur sistemet totalitare po binin si gjethet e vjeshtes. Socializmi e kish henger vetveten dhe u kish ardhur koha pushteteve shumepartiake. Atehere shkrimtaret tane lojale gati te shastisur u nguten te organizonin nje tribune letrare me temen e vetme A pati ne socializmin veteqeverises vepra te ndaluara dhe shkrimtare te ndjekur per shkak te vepres Fjalen kryesore e mbajti Basqi Capriqi. Pergjigja ishte e prere ndash jo nuk pati as vepra te ndaluara aq shkrimtare te ndjekur per shkak te vepres. Me kete genjeshter te madhe lojalet metonin ti vrisnin dy zogj me nje te goditur ti kendonin per here te fundit ode sistemit tashme te shembur dhe cka ishte me kryesorja ta ruanin te paprekur mitin e rreme per vetveten. Aty dolen zera natyrisht qe e kundershtuan genjeshtren duke ua kujtuar lojaleve se per 28 vjet sa kish ndenjur ne burg Adem Demaci qe denuar kushdo qe e kish lexuar Gjarpinjte e gjaku. Madje Jusuf Gervalla qe vrare po nga ky pushtet edhe per shkak te vepres se tij letrare dhe se Arif Demolli si kish takuar asnje organizate politike por qe denuar kryekeput per shkak te ideve te vepres se tij.
Ardhja e Inkuizitorit te Madh
Me pas duke pare se dielli smund te mbulohej me shoshe dhe se mitin e tyre sdo te mund tua mbronte me socializmi kerkuan forma te tjera qe me cdo kusht ta ruanin perrallen per vetveten si me te medhenjte me te pagjumet bile edhe me shqiptaret. Pra pikerisht ata qe deri dje kishin bere shaka cinike me nacionalistet primitive sot papritur kerkonin per vete tumulen kombetare duke u hequr si nacionaliste te vuajtur qe me mencuri e kishin fshehur shpirtin nga shkelesi. Nuk mund te mohohet se vepra e lojaleve pati shpesh edhe permbajtje nacionale. Por gjithashtu smund te fshihet e verteta se shpesh keta zoterinj u bene denoncues te kolegeve te vet madje jo rralle me veprimin e tyre politik i prine urrejtjes se shkelesit.
Te ndodhur ne ethe per te ruajtur me cdo kusht mitin e rreme per vetveten lojalet dalengadale po shnderroheshin ne inkuizitore te sofistikuar duke gjetur edhe format me perfide per ti perjashtuar shkrimtaret nacionaliste nga librat shkollore te letersise dhe rrjedhimisht per ti perzene pergjithmone nga panteoni letrar. Ne kete lufte horrash me i shkatheti u tregua Inkuizitori i Madh. Ky mbasi instaloi myhibet e vet kameleone ne te gjitha institucionet ku vendosej per letersine shpiku perrallen per qarqet letrare. Ne Qarkun e Prishtines ne qender la vetveten natyrisht dhe perreth vetes me absolutizem te papare prej horri vendosi vetem myhibet e vet pavaresisht ne ishin ata njemend shkrimtare barinj apo hajna. Thashe apo hajna sepse ne kete tufe gjenish te Inkuizitorit ka edhe plagjiatore te deshmuar publikisht qe vodhen pike per pike veprat e te tjereve. Por Inkuizitorin e Madh kjo gje se brengose fare. Ai pati vendosur ta krijonte Rendin e tij religjioz te Qarkut qe dashur padashur te kujton Rendin e Tempullareve ne luften e kryqezatave dhe ta privatizonte plotesisht letersine ne menyre qe ti lejohej me ligj ta fuse ose ta nxjerre ke te doje nga prona e vet. Keshtu do te ndodhe derisa ky shtet te behet pernjemend shtet dhe kur gjyqi do tua marre te drejten e pronareve te gjithe uzurpatoreve te paligjshem.
Hartuesi i kapitullit per letersine shqipe ne monografine Kosova duke qene perpara se akademik nje sherbetor servil i gjithekohshem i te fuqishmeve veproi kryekeput sipas perralles se Rendit te Qarkut te Inkuizitorit te Madh dhe sipas filozofise se tij fisnore prej uzurpatori... Dhe Inkuizitori u tregua zemergjere. Madje bujaria e tij shkoi edhe me larg dha leje qe ne kete univers tu shkruheshin emrat edhe disave qe Hiresia Inkuizitor veshtire i honepste Adem Demaci Teki Dervishi Jusuf Gervalla dhe tek-tuk ndonje tjetri. Per te luajtur nacionalistin zemerzjarrte dhe per tia mbushur opinionit syte me hi do te duhej te bente politike te mencur. Por mbi 50 te tjere qe e kishin shperfillur ose qe kishin marre guxim ta kritikonin apo qe thjesht smund ti honepste ne Rendin e tij sdo ti leshonte brenda as me cmimin e daljes se vet dhe te myhibeve te vet nga universi. E po te dilte ai universi do te mbetej nje shkretetire e mbuluar ne zi thoshte vetmevete Inkuizitori i Madh.
Perzenia arbitrare e shkrimtareve nga universi qe e kishin dashur po aq sa shpirtin e vet madje nen firmen e Akademise se shtetit eshte njelloj si perzenia me dhune e popullsise rrenjese nga atdheu ku kane lindur e jane rritur. Prandaj nje akt i tille ska se si te mos quhet barbar. Eumlshte koha e fundit qe ne radhe te pare vete shkrimtaret por edhe ministrite perkatese te ngrejne zerin per ta shpetuar letersine kulturen dhe shkollen tone nga inkuizitoret e paligjshem.