Danezi u transferua në kryeqytetin italian në verën e kaluar në formë huazimi njëvjeçar, por Giallorossët e kanë edhe opsionin e blerjes.
Megjithatë, 23-vjeçari ka dështuar t’i bindë drejtuesit e klubit që ta transferojnë përgjithmonë, por Il Corriere dello Sport raporton se ata po mendojnë të kërkojnë ta mbajnë të huazuar edhe për një vit tjetër.