Kontrata aktuale e holandezit skadon në verën e vitit 2013, ndërsa në kohët e fundit skuadra të shumta kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Megjithatë, kthimi i tij në formë në javët e fundit pas një periudhe lëndimesh, ka bërë që bavarezët t’i ofrojnë kontratë të re.
Sipas mediave gjermane, 28-vjeçari do ta nënshkruajë kontratën e re në fund të prillit, duke qenë se aktualisht klubi është i angazhuar në nxjerrjen e rezultateve.





