Spanjolli e dërgoi topin mbi portë në sfidën e të mërkurës, ndërsa më pas Bastian Schweinsteiger realizoi penaltinë që i dërgoi bavarezët në finale të garës më të madhe evropiane për klube.
“Nuk ka kohë që të ndihemi keq në futboll. Ndërsa unë gjithmonë e kam ndier mbështetjen e tifozëve dhe ata gjithmonë do të jenë në zemrën time”, ka thënë Ramos.





