PANDORA E PIGMALIONI poezi nga Rushit Ramabaja
E ndiej se tashmë kurrkund s’je
As në shira, as në ylberët lulimtarë
As në trumbën e zërave të telefonit
As në të qarën zymtore të erës.
Po të kishe qenë në fillesën e zjarrit
Kjo vjershë do të të merrte me vete
E do të të jepte shpirtin si statujës
E dashurimta zemër e Pigmalionit.
Dhe anemonë o flutur po të kishe qenë
Prilli do të ta mësonte lojën e ngjalljes
E nga çmendja ime do të të krijonte gruan.
E ndiej se ndoshta kurrë s’më ke ardhur
Mbete me Pandorën kutinë duke hapur
O mbase si Sahara beronjë qëllove.
Po qaj që s’u linde për botën pa Mort
Ku do të bohemoje me zotat rrufetarë
E Bardi do të të vishte me të kangjeles
vetëtima.