Federata Italiane e futbollit ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet të caktohen për një datë tjerë, për të nderuar jetën e lojtarit të Livornos, i cili ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Fillimisht u mendua se ndeshjet do të zhvilloheshin me një minutë heshtje, mirëpo drejtori gjeneral i FIGC, Antonello Valentini, ka konfirmuar se nuk do të ketë futboll në Itali këtë vikend.
Videon e momentit të arrestit kardiak të Piermario Morosinit mund ta shikoni duke klikuar këtu.