A i besohet serbëve ?!

http://www.blic.rs/vesti/politika/kosovska-mitrovica-poceli-radovi-na-uklanjanju-zida-kod-mosta-na-ibru/n0yw6hj

https://rs-lat.sputniknews.com/politika/201702041109901459-Mitrovica-zid-saopstenje-dogovor-pregovori/

https://www.srbijadanas.com/vesti/info/evo-kako-ce-izgledati-novi-zid-kod-mosta-na-ibru-u-kosovskoj-mitrovici-foto-2017-02-04
Votën pro, Azemi tha se e kanë dhënë, pasi nuk kanë mundur të dalin kundër një marrëveshjeje që ka mbështetjen e institucioneve të vendit dhe ambasadave.
Marrëveshja për murin ilegal të ndërtuar afër urës së lumit Ibër është arritur rreth orës dy të mëngjesit të së shtunës.
Shala, Goran Rakiq kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë.
Reagimet pas marrëveshjes për rrënimin e murit
Dëshmi se çdo problem mund të tejkalohet përmes dialogut ndërinstitucional kur ekziston gatishmëria për të gjetur zgjidhje, e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi, marrëveshjen për murin në veri të Mitrovicës.
“Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”, ka shkruar presidenti ndër të tjera.
Marrëveshjen e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian dhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell.
“Ne e pranojmë se çështja ka shkaktuar pasiguri në periudhën e mëparshme, por jemi të kënaqur që të dyja palët kanë marrë një qasje konstruktive për të përfunduar këtë çështje në një mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e zyrës së Bashkimit Evropian.
E ambasadori britanik ka thënë se zgjidhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje ia ka atribuuar kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Përfaqësuesit tanë rreth orës 2:30 minuta pas mesnatës kanë arritur marrëveshje se si të organizohet zona rreth urës së Mitrovicës. Me përkrahjen tonë”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka deklaruar se Beogradi është i përkushtuar që t’i zbatojë marrëveshjet.
Ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka thënë se Qeveria nuk ka asgjë për të shtuar përveç komunikatës zyrtare, ku është bërë e ditur arritja e marrëveshjes.

“Kontrollori nga distanca do t’u dorëzohet atyre për të cilët edhe janë zhvilluar këto bisedime të vështira, e ato janë shërbimet emergjente, siç janë Ndihma e Shpejtë, Zjarrfikësit dhe Policia pasi që ajo zonë do të jetë vetëm për këmbësorë”, ka deklarua Rakiq,transmeton "Sputnik Serbija".
https://rs-lat.sputniknews.com/politika/201702041109907697-most/
Ai ka theksuar se kjo është pikërisht ajo që është arritur në marrëveshjen e 8 dhjetorit 2016 dhe se ajo pjesa e ridizajnuar e strukturës së re do të jetë zonë e mbrojtur për këmbësorë në rrugën “Mbreti Petër” në mënyrë që askush të mos mund të hyjë me mjete motorike aty.
Kujtojmë se shtylla të tilla zhytëse janë të vendosura në fillim të sheshit “Zahir Pajaziti”, përgjatë tij ku lidhen rrugicat tjera, dhe në fund të sheshit “Ibrahim Rugova”, Prishtinë.
Ndërsa Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se muri në veri, i cili u tha sot se do të rrënohet, nuk do të rrënohet, por siç tha ai, vetëm do të shkurtohet.
Molliqaj, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur edhe se pse duhet që Qeveria të bëjë marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër, sipas tij, paraqet agresion të Serbisë në Kosovë.
Zyrtari i VV-së po ashtu ka pyetur edhe për faktin se pse “në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët”.
“Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika 3 e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet”, ka vazhduar me pyetjet e tij, Molliqaj.
Siç deklaron zyrtari i subjektit opozitar, “me këtë akt, Qeveria jonë e konfirmoi edhe një herë që nuk ka sovranitet në veri dhe se kjo pjesë nuk është sikur komunat e tjera të Kosovës”.
“Asnjë Qeveri serioze nuk do të negocionte dhe arrinte marrëveshje për akte kriminale që cenojnë sovranitetin”, shtoi Molliqaj.
Ai tha në fund se “kjo Qeveri nuk duhet të bëjë ASGJË lidhur me veriun, sepse çkado që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin”.
“Qasja e saj avantureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re”, përfundon Molliqaj.
Dëshmi se çdo problem mund të tejkalohet përmes dialogut ndërinstitucional kur ekziston gatishmëria për të gjetur zgjidhje, e ka quajtur presidenti Hashim Thaçi, marrëveshjen për murin në veri të Mitrovicës.
“Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”, ka shkruar presidenti ndër të tjera.
“Ne e pranojmë se çështja ka shkaktuar pasiguri në periudhën e mëparshme, por jemi të kënaqur që të dyja palët kanë marrë një qasje konstruktive për të përfunduar këtë çështje në një mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e zyrës së Bashkimit Evropian.
E ambasadori britanik ka thënë se zgjidhja e problemeve me dialog dhe komunikim është gjithmonë e vlefshme.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje ia ka atribuuar kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Përfaqësuesit tanë rreth orës 2:30 minuta pas mesnatës kanë arritur marrëveshje se si të organizohet zona rreth urës së Mitrovicës. Me përkrahjen tonë”, ka thënë Gjuriq.
Gjuriq ka deklaruar se Beogradi është i përkushtuar që t’i zbatojë marrëveshjet.
Ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka thënë se Qeveria nuk ka asgjë për të shtuar përveç komunikatës zyrtare, ku është bërë e ditur arritja e marrëveshjes.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të kësaj komune se muri pritet të rrëzohet, sipas të gjitha gjasave, qysh ditën e nesërme.
Ndërkaq, ai deklaroi se muri i ri që do të ndërtohet pak metra larg këtij aktualit, nuk do të jetë mur i vërtet, por do të vendosen disa “shtylla zhytëse” në zonën e shëtitores, raporton B92.

Sipas tij, këto shtylla zhytëse të çelikta do të menaxhohen nga distanca, ndërsa theksoi se kontrollori i tyre do t’i dorëzohet komunës së Mitrovicës së veriut.