“Do të qëndroj. Nëse ende ka ndjeshmëri dhe nëse ky klub dëshiron të zhvillohet”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.
49-vjeçari ka folur edhe për zhgënjimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se është krenar për suksesin e tyre deri në gjysmëfinale.
“Kjo dhemb pasi ata kanë punuar fuqishëm për të arritur këtu. Lojtarët duhet të shkojnë në shtëpi sonte, t’i puthin gratë dhe fëmijët e tyre dhe ta mbajnë kokën lart”, ka thënë Mourinho.