Portugezi tashmë e ka konfirmuar qëndrimin te Los Blancos, por ka paralajmëruar edhe disa përforcime, ndërsa duket se suedezi është i pari që do ta veshë fanellën e Realit.
Mourinho dhe Ibrahimovic e njohin njëri-tjetrin nga Interi, ndërsa sipas El Confidencial, agjenti Mino Raiola ka filluar bisedimet me Milanin rreth këtij transferimi.
Nëse ia shtojmë edhe mundësinë e kalimit të Pep Guardiolas te Rossonerët, atëherë me siguri se Ibra do të shkojë në drejtim të Real Madridit.





