METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE

METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE

Në përpunimin e qdo metodike të hetimit të veprave penale merren parasysh kërkesat e shkencës së të drejtës penale, mormat dhe institutet penale të cilat përbëjnë një nga bazat e saj juridike.

Sfera e zbatimit të metodave e mjeteve kriminalistike është më e gjerë në procesin e hetimeve paraprake se sa në atë të gjykit.

Është kështu për arsye se policia gjyqësore dhe prokurori janë pjesmarrsit e parë të veprimtarisë procedurale, që kanë për detyrë t’i hetojnë, zbulojn, t’i fiksojnë gjurmët e sendet-provat materiale të dukshme e të pakukshme që lë vepra penale në mjedisin rrethues, ta ruajnë vendin e ngjarjes, të identifikojnë personin ndaj të cilit zhvillohen hetimet, ti përdorin rivelimet daktiloskopike, fotografike, antropometrike, të bëjnë kontrollime, sekuestrime dhe ndalime në rast flagrance ose ndjekje të personit nëse është duke ikur, etj, të përdorin metoda teknnike në veprimet e ndryshme hetimore, ta organizojnë e ta planifikojnë hetimin e veprës penale që është kryer.


Pyetjet e arta (kryesore) të kriminalistikës janë:QKA (ka ndodhur)?, KUSH (është kryersi)? ,KUR (e ka kryer)?, KU (e ka kryer)?, SI (është kryer)?, ME QKA (është kryer)?, PSE (është kryer)?,KËND OSE QKA? ME KË (është kryer).

Përgjigjëjet e pyetjeve “qka, kur,ku,si dhe me qka, ndriqojnë në rend të parë anën objective të veprës penale ndërsa përgjigjje “pse, kush dhe me kë kanë të bëjnë kryesisht me momente subjektive të kësaj vepre.

Related Posts: