‘Messi është talent - Ronaldo është punëtor’

Dallimi kryesor mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është se argjentinasi ka më shumë dhunti natyrore. Kështu mendon sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi, i cili ka luajtur një sezon krahas Messit te Barcelona, mendon se Ronaldo është lojtar i shkëlqyer, mirëpo portugezi është dashur të punojë shumë për të arritur këtu ku është.

“Leo Messi është krejt talent, ndërsa Cristiano Ronaldo është produkt i stërvitjeve të shumta”, ka thënë Ibra për TV3.

Megjithatë, ai ka pohuar se Ronaldo është lojtar më i kompletuar sesa sulmuesi i Barcelonës, duke qenë se ky i fundit e shfrytëzon këmbën e djathtë vetëm për të ecur.

“Megjithatë, Messi nuk ka nevojë për këmbën e djathtë. Ai e përdor vetëm të majtën dhe është më i miri në botë! Imagjinoni sikur ta përdorte edhe të djathtën... Atëherë ne do të kishim probleme serioze!”, ka shtuar Ibracadabra.

Related Posts: