Katër ekipe po luftojnë për pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve, Napoli, Udinese, Inter dhe Lazio dhe kanë pikë të barabarta, nga 55.
“Kemi tri ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe publiku duhet të na mbështesë ashtu siç ka bërë në ndeshjet më të rëndësishme evropiane këtë sezon”.
“Ka qenë mbështetja që na ka shoqëruar gjithmonë dhe na ka mundësuar të luajmë mirë kundër ekipeve, si Manchester City, Chelsea, Villarreal dhe Bayern Munich”, ka deklaruar trajneri.





