“Forma jonë fizike është falë punës që po bëjnë në bazë ditore. Ndoshta jo të gjithë prej nesh e kemi pranuar këtë në fillim, sepse janë përdorur metoda tjera. Sidoqoftë, ne kemi marrë parasysh se sa po shpaguhet kjo dhe tani po i vjelim frytet”.
“Ndeshja ndaj Cesenas tregoi se kurrë nuk bën të nënvlerësoni asnjë ekip. Ndeshja ndaj Romës është dukur e vështirë, por ne mbaruam takimin në pjesën e parë. Ndeshja e të mërkurës është dashur të jetë më e lehtë, të paktën kështu ishte në letër”, ka theksuar Marchisio.





