“Është e vështirë ta fitojmë titullin, por varet gjithçka të hënën se çfarë bën United dhe fokusi më pas zhvendoset në shtatë ndeshjet e mbetura”.
“Sikurse ne që bëmë disa gabime në ndeshjet e fundit, ashtu edhe United mund të ketë momente të vështira. Para derbit, është me rëndësi që të rifitojmë dy pikët. Barazimi ishte rezultat i drejtë. Jam i kënaqur vetëm me 10 minutat e fundit. Ne pranuam tri gola, është gjë e çuditshme kjo, e pa zakontë për ne që të pranojmë aq gola në shtëpi. Mendoj se besimi ka rënë pas kësaj ndeshje, pasi United tani i ka gjërat në dorë”, ka deklaruar Mancini.