Bayerni ka avantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Real Madridit dhe francezi është i bindur se Reali do të shënojë gola e prandaj edhe gjermanët kanë nevojë për së paku një gol.
“Goli si mysafir sigurisht se e ndihmon Realin. Bayernit i duhet një gol në Madrid. Përndryshe ata nuk do të kualifikohen në finale”.
“Nuk do të jetë e mjaftueshme që të mbrohesh ndaj tri sulmuesve të Realit, të cilët më zhgënjyen në Munich. Por, Bayerni do të ketë gjasa për finale vetëm nëse luan aq i përkushtuar, me vullnet dhe organizim sikurse në ndeshjen e parë. Bayerni duhet që të jetë i gatshëm për një luftë të madhe dhe paraqitje fantastike në mbrojtje”, ka deklaruar Lizarazu për Kicker.