Lidhja e Prizrenit poezi nga Sabahate Byci

Lidhja e Prizrenit poezi nga Sabahate Byci

Mbi shuplakën e djathtë
Të skuqur gjak
Si me-e edha pa gozhda
Kalimtari i rastit
I HISTORISË,
I jetës së tij qëllimisht
Ose edhe jo!
Dorën ta zgjat
Gjuhën ta fal
Si dhuratë shpirti nga vetë ZOTI
Dhuratë
Fetus enkas
Krijuar për ty
Bijë Nënëmadhe imja Kosovë,
I fal edhe shpresë
Kohës
Mburojë
- Klithjes për shpëtim!
Sa zemërgjerë të kam Ty
Oj Nënë,
Oj Nëna ime Kosovë -
Vëndrezulltat T(Ll)aboresh
I bashkëdyzimeve
- ndarje komponentesh
Të së kaluarës në TERR-A
Histori e shkruar
Kronikë e pavdekësisë,
Çfarë kënaqësie kemi sonte
Gëzohu -
Natyrë së bashku
Lidhja e Prizrenit
Ti krenaria
E kokëngritjes sime pafund
Besa sa të ka hije
Vrapimi Maratonomak në Histori!
Çfarë kënaqësie kemi sonte
E gjithmonë
Së bashku PO-DO
LIDHJA E PRIZRENIT.

poezi per lidhjen e Prizrenit, lidhja e Prizrenit poezi